Sevilja shkarkon trajnerin Berico, 10 ditë më parë u operua nga kanceri!

Skuadra e Seviljës ka shkarkuar trajnerin Eduardo Berico vetëm 10 ditë pas strategu argjentinas iu nënshtrua një operimi të rëndë, për shkak kancerit në prostatë.

Nga klubi andaluzian nuk njoftuan nëse kjo ndërprerje e bashkëpunimit vjen si pasojë e sëmundjes së Bericos, mirëpo me shumë gjasa deri te një gjë e tillë ka ardhur me pëlqim të dyanshëm.

Berico për sëmundjen e tij e kishte kuptuar kah mesi i muajit nëntor, ndërsa ndeshja e fundit në të cilën udhëoqi Seviljën, ishte ajo kundër Liverpullit në Ligën e Kampionëve me 21 nëntor.

Skuadra nga “Ramon Sançez Pizhuan” në atë ndeshje pas 45 minutave të para ishte në disavantazh 0:3, mirëpo pasi në pushimin mes dy pjesëve trajneri Berico ua kishte kumtuar futbollistëve të tij rastin e tij lidhur me sëmundjen e rëndë që e rënkonte atë, ata tejkaluan veten dhe në fund nxorrën një barazim të artë për të.

Ndryshe Berico drejtimin e Seviljës e morri gjatë verës së kaluar kur në postin e trajnerit zëvendësoi Horhe Sampaolin. Berico lë Seviljën në pozitën e 5-të në La Liga, ndërsa gjithashtu edhe në garë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ku në kuadër të 1/8 së finales do të takohet me Mançester Junajtedin.

Leave a Reply