Një super gol dhe një i dyshimtë dërgoi Juven në gjysmëfinale (VIDEO)

Juventusi ka dalë fitues në derbin ndaj Torinos, duke mundur këta të fundit me rezultatin 2:0 dhe njëherit duke eliminuar nga Kupa e Italisë, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo ndeshja e fundit çerekfinale, që dhe edhe udhëtuesin e fundit gjysmëfinalistë. Skuadra e Alegrit në këtë fazë do të takohet me skuadrën e Etrit Berishës, Atalantan, që mbrëmë eliminoi Napolin e Elseih Hysajt.

Golin e parë për Juven e realizoi Diego Kosta në minutën e 15-të, ndërkohë golin e dytë dhe të nokautit për “demat e kuq” e realizoi kroati Manxukiç në minutën e 67-të. Ky gol solli shumë polemika, pasi bankina e Torinos kërkontë një ndërhyrje të palejuar ndaj Akuas, para se topi të përfundonte tek sulmuesi kroat.

Kjo bëri që arbitri kryesor i ndeshjes Doveri të shoh aksionin dhe golin e shënuar përmes VAR, përmes të cilit e rikonfirmoi golin e Manxhukiç.

Kjo solli reagimin e ashpër të trajnerit të Torinos, Sinisha Mihajloviç, i cili u largua me të kuq për shkak protestave.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply