Delofeu rikthehet në Milano…!

Futbollisti spanjoll i Barcelonës, Zherard Delofeu pritet të luaj sërish në “Serie A”. Ish futbollisti i Milanit sërish do të rikthehet në Milani, mirëpo kësaj rradhë në rradhët e rivalëve të ish klubit të tij, Interi.

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane Gazzeta Dello Sport e cila thotë që negociatat mes lojtarit dhe klubit zikaltër kanë kaluar në një fazë tjetër, fazë në të cilën mund edhe të zyrtarizohet transferi.

Kjo për shkak se “katalunasit” sipas të gjitha gjasave do t’a transferojnë Koutinjon nga Liverpulli dhe do të shikojnë mundësinë e lirimit të spanjollit 23 vjeçar me huazim dhe këtë do t’a bëjnë me koordinatorin e Interit, Sabatini, me të cilin kanë raporte shumë të mira.

Ai theksoi se shuma e vendosur nga “katalunasit” prej 20 milionë është e shtrenjtë për 18 herë kampionët e Italisë por ata do të mundohen që t’a marrin në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Leave a Reply