Gjithçka në shenjë të Diego Kosta, gol dhe karton të kuq (VIDEO)

Atletiko Madridi ka shënuar fitore pa shumë probleme ndaj Getafes me rezultatin 2:0, duke iu afruar në 6 pikë Barcelonës dhe duke i garantuar vetes pozitën e dytë në renditjen e La Ligas edhe pas javës së 18-të, njofton “infOSport.mk”.

Diego Kosta ishte figurë qendrore në ndeshjen e zhvilluar “Ëanda Metropolitano”, pasi shënoi golin e dytë për “jorganxhinjët”, që menjëherë më pas të ndëshohet me karton të kuq, pas festës së tij që e ndau bashkë me tifozët e Atletiko Madridit. Sulmuesi kontroverz në ato momente u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte edhe në fundin e pjesës së parë, kur kishte një zënkë drejt dhomave të xhveshjes me futbollistë kundërshtarë.

Ndryshe golin e parë për “jorganxhinjtë” e realizoi Anhel Korea në minutën e 18-të, teksa Diego Kosta golin e dytë e realizoi në minutën e 68-të.

Leave a Reply