Maxarri debuton me fitore te Torino (VIDEO)

Valter Maxarri ka debutuar me fitore në bankinën e Torinos, njofton “infOSport.mk”. Skuadra torineze në ndeshjen e javës së 20-të mundi Bolonjan me rezultatin 3:0. Golin e parë Torino e gjeti vetëm 6 minuta para fundit të pjesës së parë me anë të De Silvestrit, ndërsa dy golat tjetër “demat” i realizuan gjatë pjesës së dytë.

Niang në minutën e 53-të realizoi golin e dytë në rrjetën  e Mirante, ndërkohë goditjen përfundimtare skuadrës nga “Renato Dall’Ara” i’a dha Falke me golin e realizuar në minutën e 85-të.

Në këtë mënyrë Maxarri e nisi me këmbë të mbarë me ekipin e Torinos, skuadër kjo që tashmë numëron 28 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 9-të.

Leave a Reply