Nënkryetari i FFM-së, Sejdini ndau çmimin “Klubi më fair play” nga FFK (VIDEO)

Të premten në mbrëmje Federata e futbollit të Kosovës ndau çmimet për më të mirët e futbollit për vitin 2017-të. Në këtë eveniment gala të organizuar në Prishtinë, prezent ishin shum ftyra të njohura të këtij sporti që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite për futbollin kosovar dhe shqiptarë.

Dy mysafirët special të kreut të FFK-së, Fadil Vokri ishin presidenti i Federatës së futbollit të Shqipërisë, Armand Duka dhe nënkryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini.

Numri dy i FFM-së ndau çmimin për “Klubin më fair play” të vitit, i cili i takoi skuadrës së Trepçës 89’, me Sejdinin që këtë çmim ja dorëzoi presidentit të klubit nga Mitrovica, Abedin Zeka.

Nenkryetari i Federates se Futbollit te Maqedonise, Muhamed Sejdini ndau çmimin “Klubi me fair play” ne Kosove per vitin 2017-te, qe i takoi skuadrës Trepça 89’

Публикувахте от infosport.mk в 12 януари 2018 г.

“InfOSport.mk” këtë ngjarje e ndoqi nga afër, ndërsa numri një i shqiptarëve në FFM-ë u prononcua enkas për portalin tonë.

“Ishte kënaqësi të jemi sërish në manifestimin e FFK-së për shpalljen e më të mirëve për vitin 2017. Ne si FFM, bashkë me FSHF-në dhe FFK-në kemi bashkëpunim të ngushtë dhe do të jemi gjithmonë bashkë për të ndihmuar njëra tjetrën për të ngritur nivelin e futbollit. Falënderoj z. Fadil Vokri për respektin, ndërsa uroj gjithë laureatët për sukseset e arritura”, u shpreh për “infOSport.mk”. nënkryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini.

Ndryshe Valon Berisha mori çmimin kryesor të natës, duke u shpallur “Futbollisti i vitit”, ndërsa shkupjani Zekirija Ramadani fitoi epitetin e “Trajnerit më të mirë”./”InfOSport.mk”

Leave a Reply