Një futbollist maqedonas në prova te kampionët e Trepça ’89

Trepça ’89 ditë më parë nën drejtimin e trajnerit të ri shqiptarë, Gugash Magani nisi përgatitjet për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar, njofton “infOSport.mk”.

Në stërvitjet e skuadrës mitrovicase po vërehen edhe disa fytyra të reja, ndërsa një ndër ta është edhe mbrojtësi i Bellasicës, Aleksandar Bagashovski, i cili ndodhet në prova.

“Bagashovski është akoma në prova tek ne dhe shumë shpejt do të dalim me një njoftim zyrtar, kur edhe do ti bëjmë zyrtare përforcimet dhe largimet e këtij viti” – na thanë nga zyra për marrdhënie me publikun e klubit kosovar.

Bagashovski sot u paraqit në ndeshjen miqësore të Trepça ’89 që skuadra mitrovicase e zhvilloi kundër Flamurtarit të Prishtinës. Ndeshja në fjalë u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0, ndërkohë përveç Bagashovkit, trajneri Magani provoi edhe disa futbollistë tjerë të ri.

Leave a Reply