Vëllazërimi të hënën starton përgatitjet për sezonin e ri

Vëllazërimi nga e hëna do të ndez motorët në prag të stinorit pranveror, ku do të futet si lider në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kërçovare pjesën e parë të sezonit 2017/2018 e mbylli në pozitën e parë me 25 pikë, po aq sa ka edhe Gostivari në vendin e dytë, ndërsa shpresojnë që këtë vend të ruajnë edhe në përfundim të sezonit aktual.

Nën urdhërat e trajnerit Nazmi Ajdini, ata të hënën do të kenë grumbullimin e parë të skuadrës, ku priten edhe disa futbollistë të rinj, me të cilët besojnë se në fund do i’a arrijnë qëllimit.

Drejtuesit e skuadrës kanë paralajmëruar plotë 9 përforcime, të cilët pritet të prezantohen të hënën dhe menjëherë të vihen nën urdhërat e trajnerit.

Ndeshjen e parë të sezonit pranveror Vëllazërimi do ta zhvillojë si vendas përballë rivalit të madh, Gostivarit, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me datë 3 mars, atëherë kur edhe zyrtarisht Liga e Dytë do të hap siparin e ndeshjeve për pjesën e dytë të kampionatit, ku edhe do të vendoset se cila skuadër do të sigurojë kualifikimin e drejtëpërdrejtë për në mesin e më të mirëve në futbolllin vendor.

Leave a Reply