Rabotniçki bënë edhe një goditje tjetër në mbrojtje

Skuadra e Rabotniçkit gjatë ditës së sotme ka arritur që të bëjë për vete edhe serbin, Igor Krmar, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një futbollist që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa te “romantikët” vjen nga rradhët e skuadrës së Sloboda Uzhice.

Ndryshe karrierën e tij e kishte nisur te skuadra e njohur serbe e Crvena Zvezdës, duke kaluar të gjitha grupmoshat, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe me ekipe tjera nga Liga e Parë dhe e Dytë serbe.

Krmar gjatë ditës së nesërme pritet të firmos kontratë dy vjeçare me Rabotniçkin, ndërsa siç mëson “infOSport.mk”, po nesër kontratën e tij në letër do ta nënshkruajë edhe mbrojtësi shqiptarë, Gëzim Krasniqi, që vjen nga rradhët e Partizanit të Tiranës.

Rikujtojmë ndër emrat e ri të merkatos së dimrit te Rabotniçki, janë edhe Bujamin Asani, i cili erdhi nga rradhët e skuadrës rumune të UTA Arad, si dhe Nikola Sharkoski që arriti nga Pobeda e Prilepit.

Leave a Reply