Përfaqësuesja e Kosovës ka caktuar ndeshje miqësore me Azerbejxhanin. Lajmin e bënë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët përmes faqes zyrtare njoftojnë së kanë arrritur marrëveshje me Federatën e futbollit të Azerbejxhanit për një ndeshje kontrolluese.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Azerbejxhanit është përcaktuar të luhet me 2 shkurt në Antalia të Turqisë. Ndërkohë nga Federata kosovare kanë njoftuar se përfaqësuesja e tyre në këtë kontrolluese do të testohet vetëm me futbollistët që luajnë në Superligën vendore.