Bersant Celina transferohet në Bundesligë!

Bersant Celina mund të transfrohet në Bundesligën gjermane. Një gjë të tillë pohojnë mediat angleze, sipas të cilave Verder Bremeni dëshiron të huazojë atë që në merkaton e janarit, duke pasur parasysh se midis Mançester Sitit dhe Ipsuiçit, ekziston një marrëveshjes, sipas së cilës futbollisti mund të lëviz edhe gjatë këtij afati kalimtarë.

Sulmuesi kosovar, kartonin e të cilit e posedojnë gjigandët e Mançester Sitit,  aktualisht po luan te Ipsuiçi në formë huazimi, ndërsa pikërisht paraqitjet e shkëlqyeshme të Celinës në “Championship” kanë bërë që për shërbimet e tij të interesohet skuadra e njohur gjermane e Verder Bremenit.

Mirëpo nuk janë vetëm ata, pasi për Celinën interesohen edhe Torino dhe Espanjolli, që në kontinuitet po përcjellin progresin e tij që po bënë me petkun e skuadrës angleze të Ipsuiç.

Celina ka shënuar 8 gola për Ipsuiçin në gjithsej 27 ndeshje të këtij sezoni, 7 prej të cilëve i ka shënuar në 23 ndeshje kampionale. Ai te skuadra e “Championship” u huazua gjatë verës së vitit që lamë pas, ndërsa kontrata e tij me Mançester Sitin është valide deri me 30 qershor të vitit 2020.

Leave a Reply