Sampdoria interesohet për sulmuesin shqiptarë

Kanë kaluar mbi një muaj e gjysmë kur aktivitet sportive janë ndaluar në të gjithë globin, kriza po vazhdon dhe ende nuk dihet për planet dhe punën e klubëve për të ardhmen.

Njëra ndër skuadrat që po synon ta përforcoj grupin është Sampdoria e cila tashmë ka nisur bisedimet për sulmuesin shqiptar me pasaportë gjermane, Mërgim Berisha.

Mediat italiane kanë raportuar sot se Sampdoria prej kohësh po e përcjellë Mërgim Berishën, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës austriake të Red Bull Salzburg.

Sulmuesi 21-vjeçar pjesën më të madhe të këtij sezoni e kaloi në formë huazimi te Altah, për të cilën skuadër në 18 ndeshje realizoi 7 gola, ndërsa kjo bëri që drejtuesit e Red Bull Salzburgut ta rikthejnë atë gjatë merkatos së janarit.

Leave a Reply