Liverpulli kujton golat “magjik” të Xherdan Shaqirit në Premierligë (VIDEO)

Skuadra e Liverpullit ka kujtuar golat e shënuar nga Xherdan Shaqiri për skuadrën e tyre, gjatë kohës kur “majtaku” ishte aktiv në fushë.

“The Reds”, përmes një video në “Instagram”, kanë kujtuar disa nga golat e yllit shqiptarë që i ka shënuar me plotë mjeshtri, dhe ishin vendimtar për skuadrën e Jurgen Klopp.

Nuk dihet nëse kjo video ka të bëjë me atë, se Liverpulli po përshëndetet me “majtakun” kosovar, apo kjo dëshmon se Klopp do ta mbajë Shaqën edhe për një sezon dhe do të jetë aktiv në fushë.

Kujtojmë se Shaqiri, vuajti shumë me lëndime në sezonin që tashmë është “bllokuar” shkaku i pandemisë koronavirus, dhe kështu nuk ishte i inkuadruar në disa ndeshje për skuadrën e tij.

Më poshtë e keni videon e përgatitur nga Liverpulli në këtë kohë pandemie.

Leave a Reply