Bundesliga II, trajneri i Kajzerslauternit pëson sulm në zemër gjatë ndeshjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në ndeshjen e Bundesliga II midis Darmshtadit dhe Kajzerslauternit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 19-të.

Në mes pjesëve kur skuadrat ndodheshin në dhomat e xhveshjes, trajneri i skuadrës vendase të Kajzerslautern, Xhef Straser pësoi një atak në zemër.

Menjëherë mjekët e skuadrës i dhanë ndihmën e parë, që më pas me veturën e ndihmës së shpejtë të drejtohet drejt spitalit. Pas gjithë kësaj ngjarje ndeshja u anulua, teksa rezultati i pjesës së parë ishte ai i fillimit, 0-0.

Straser do të qëndrojë në spital, ndërsa një prej zyrtarëve të klubit gjerman, deklaroi: “Ishte i vetëdijshëm gjatë rrugës për në spital”.

Pasi mësuan këtë informacioan, tifozët e pranishëm në stadium të të dyja skuadrave u ngritën në këmbë dhe duartrokitën në mbështetje të trajnerit 43-vjeçar.

Ndërkohë që klubi i Kajzerslauternit doli me një deklaratë në faqen zyrtare në Tëitter: “Të dashur tifozë FCK, siç u bë me dije, ndeshja në Darmshtadt është anuluar. Trajneri Xhef Straser është rrugës për në spital për një kontroll mjekësor”.

Leave a Reply