ZYRTARE, Barcelona zbuloi numrin e Kutinjos

Edhe zyrtarisht është zbuluar numri i Filipe Kutinjos te Barcelona. Nga klubi “katalunas” njoftuan se braziliani do të bartë fanellën me numër 14-të. për herë të fundit ky numër kishte qenë në pronësi të Havier Maskeranos, i cili sot u përshëndet me shokët e tij të skuadrës, duke vazhduar karrierën në Kinë.

Pas largimit të Arda Turan edhe numri 7 mbeti i lirë te Barcelona, mirëpo sipas mediave spanjolle, ai numër është i rezervuar për Antuan Griezman.

Leave a Reply