Një shqiptarë 15-vjeçar i bashkohet Alioskit te Lids Junajtedi

Pas Edgar Çanit dhe Ezgjan Alioskit, te Lids Junajtedi në të ardhmen mund të luaj edhe një futbollist tjetër shqpitarë. Bëhet fjalë për 15-vjeçarin, Erion Sadiku, i cili ndodhet në prova te skuadra e njohur angleze.

Ka qenë klubi i tij aktual, Varbergs BoiS që ka bërë të ditur se Sadiku do të qëndrojë në prova për rreth një javë te Lids Junajtedi.

Atje do të stërvitet me ekipin e të rinjve, por duke u monitoruar nga stafi teknik i ekipit të parë pasi cilësohet një element me shumë perspektivë.

Sadiku nuk ka luajtur ende me asnjë përfaqësuese, kjo ndoshta edhe për shkak moshës së tij të re, ndërsa është ky një rast shumë i mirë për Federatën Shqiptare të Futbollit për të reaguar dhe për të bërë për vete këtë talent të jashtëzakonshëm.

Leave a Reply