Ristevski nuk bind Ze Marian e Tiranës, kthehet në Maqedoni

Qendërmbrojtësi maqedonas, Aleksandar Ristevski nuk do të jetë pjesë e KF Tiranës. 25-vjeçari është larguar nga Antalia, atje ku skuadra nga kryeqendra shqiptare po zhvillon fazën përgatitore.

Një gjë të tillë klubi “bardheblu” ka bërë të ditur  përmes faqes së saj zyrtare në “facebook”, ku shkruhet se pasi ka përfunduar provën, Ristevski është larguar nga grumbullimi në Antalia.


INFO: Tirana hedh sytë në kampionatin tonë, transferon maqedonasin Ristevski!


Me shumë gjasa Ristevski nuk ka arritur që të bind trajnerin brazilian të KF Tiranës, Ze Maria, i cili me skuadrën e tij nga Antalia e Turqisë për në Shqipëri do të rikthehen nesër në mbrëmje.

Leave a Reply