Nexhipi paralajmron një futbollist portugez te Kukësi!  

KF Kukësi ende nuk ka përfunduar me merkaton, me drejtorin nga Shkupi Nderim Nexhipi i cili ka paralajmruar ditën e sotme një përforcim nga Portugalia.

“Nuk është se kemi bërë shumë ndryshime në fakt, pasi trajneri Pacult vlerësoi skuadrën dhe kërkoi përforcime vetëm aty ku e shikonte të nevojshme. Aktualisht kemi mangësi në sulm dhe po punojmë që të afrojmë një sulmues nga kampionatin portugez, përpara se ta deklarojmë të mbyllur merkaton. Kemi shumë shpresa se do të arrijmë të rivalizojmë dhe të tentojmë mbrojtjen e titullit”, tha Nexhipi.

Leave a Reply