“SportItalia” zgjedh Igli Taren për drejtor sportiv të vitit

Vlerësimet për shqiptarin Igli Tare në Itali nuk kanë të ndalur. Së fundmi Tare është vlerësuar nga “SportItalia” si drejtori sportiv më i mirë për vitin 2017-të. Interesant është fakti se bëhet fjalë për një votim ku vendimtare nuk ishin vetëm preferencat e tifozëve të Lacios, por edhe mbështetës nga të gjitha klubet italiane të cilët kanë votuar për Taren, duke lënë pas me diferencë të madhe ndjekësit në anketën në fjalë.

Sezoni i bukur i Lacios padyshim është edhe fryt i zgjedhjeve të ish-sulmuesi kuqezi, me Taren i cili prej vitesh po bën një punë të jashtëzakonshme me blerje të goditura. Gjithsesi, Tare mbetet një ndër pikat kyçe tek ekipi i Lacios, duke bindur të gjithë mbi vlerat e tij në detyrën e drejtorit sportiv.

Leave a Reply