Pobeda transferon ish portierin e saj, Tofiloski

Skuadra e Pobedës ka bërë një goditje të fuqishme në merkato, duke rikthyer pas shumë vitesh në portë, ish gardianin e saj, Darko Tofiloski. Bëhet fjalë për një portier mjaft cilësor dhe me shumë eksperiencë, i cili ishte pjesë e dy titujve kampion të skuadrës nga Prilepi (2003/2004 dhe 2006/2007).

Ai pikërisht nga Pobeda në vitin 2008 u transferua te skuadra zvicerane e Shafhauzen, ndërsa që nga atëherë ai mbronte edhe portat e skuadrave sllovake të Koshice, Ruzhomberok dhe Dunajska Sreda, si dhe të skuadrës armene të Alashkert.

Portieri 32-vjeçar ishte një ndër portierët më me perspektivë, ndërsa ishte pjesë e përfaqësueses zinxhir të Maqedonisë, ndërsa me 11 qershor të vitit 2013-të kishte bërë edhe debutimin e tij me përfaqësuesen “A” të Maqedonisë kundër Norvegjisë, që njëherit kishte qenë edhe paraqitja e vetme e tij me “verdhekuqtë”.

Leave a Reply