Golat nga ndeshja Çernomorec Odesa – Shkupi (VIDEO)

FC Shkupi sot në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në Antalia të Turqisë u përballë me ekipin ukrainas të Çernomorec Odesa, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë u mbyll me barazim 1:1, ku golin e vetëm dhe të parin në tokën turke për skuadrën nga Çairi e zhvilloi përforcimi i ardhur nga Shkëndija, Stefan Vujçiç. Goli erdhi pas një aksioni të bukur nga ana e majtë, kur Vujçiç me të majtën e tij nga brendia e zonës shënoi golin e barazimit, që njëherit ishte edhe i fundit në këtë përballje.

Ishte ky barazimi i tretë për FC Shkupin në Antalia të Turqisë, duke pasur parasysh se të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu kishin barazuar pa gola edhe në përballjet ndaj Karabagut dhe FC Stal, teksa disfatën e vetme e kishin pësuar ndaj bsohnjakëve të Çelik.

Leave a Reply