Hamilton pranë rinovimit me skuderinë e Mercedesit

“Luis është pjesë e Mercedes, është një njeri i yni, është pejsë e skuadrës tonë. Do të jetë lojë fëmijësh të ulemi në një tavolinë, të bisedojmë dhe të diskutojmë për shtyrjen e kontratës”, ka qenë deklarata e Toto Volff, drejtorit sportiv të Mercedes, që është i bindur se piloti britanik do të rinovojë kontratën me “shigjetat e argjendta”. Përmes kësaj deklarate, shefi i makinës gjermane i hap rrugën rinovimit të kontratës 4 herë kampionit të botës në Formula 1. Kontrata aktuale e Hamilton përfundon në fund të këtij viti.

“Ne jemi të bindur se Leëis do të rinovojë dhe do të qëndrojë gjatë me ne. Është thjesht çështje kohe dhe firma në kontratën e re do të hidhet së shpejti. Ne jemi përqendruar tek e ardhmja, pasi na pret një sezon i gjatë, i vështirë, por besojmë se do të triumfojmë sërish, ndaj po përgatitemi fort për të qenë gati për testet dimërore”, deklaroi më tej Toto Volff, që shpreson të ketë pilotin britanik edhe të paktën për dy sezone të tjera. Piloti tjetër i makinës Mercedes është finlandezi Valtteri Bottas.

Leave a Reply