ZYRTARE, Emir Sahiti veshë fanellën e Hajdukut

Emir Sahiti edhe zyrtarisht është transferuar në elitën e futbollit kroat. Më i vogëli në vëllezërit Sahiti ka kompletuar transferimin e tij tek skuadra e njohur kroate e Hajduk Split, shkruan “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë portali ynë njoftoi ditë më parë, ndërsa sot të njëjtin lajm e ka bërë zyrtarë edhe vetë futbollisti shqiptarë, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Të dashur miq që sot jam pjesë e klubit të madh të Balkanit, Hajduk Split. Si fillim falënderoj Zotin , familjen time, menaxherët e mij, poashtu falënderoj dhe klubin FK Rabotnicki”, ka shkruar Emir Sahiti.

Futbollisti me origjinë kosovare që njëkohësisht posedon pasaportën shqiptare, pjesë e Rabotniçkit ishte që dy vite e gjysmë, duke zvilluar plotë 35 ndeshje, dhe duke realizuar një gol, ndërsa hapat e parë në karrierë i kishte bërë me skuadrën e Ramiz Sadiku, që më pas të jetë edhe pjesë e Prishtinës.

Leave a Reply