Lojërat Olimpike Dimërore, Shqipëria e Kosova pozojnë me “Shqiponjën”

Shqipëria dhe Kosova kanë parakaluar me flamujt respektivë, krahas pjesëmarrësve të tjerë, në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 23-ta Dimërore Olimpike.  Në Pyeongchang të Koresë së Jugut është zhvilluar sot rreth mesditës një ceremoni vërtet spektakolare, duke pasur në fokus temën e paqes, në këtë vend mes dy Koreve. Plot 35 mijë spektatorë kanë qenë të pranishëm në stadiumin Olimpik, ku termometri shënonte temeraturën -12 gradë celcius. Aty kanë parakaluar me flamujt e tyre 92 shtetet pjesëmarrëse.

Shqipëria do të marrë pjesë në këto Lojëra Olimpike Dimërore me vetëm 2 sportistë skiatorë. Flamurin kuqezi në parakalim e ka mbajtur Suela Mëhilli, e cila kishte në krah skiatorin tjetër shqiptar, Erjon Tola. Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen për rreth dy javë dhe më 25 shkurt do të zhvillohet ceremonia e mbylljes. Për herë të parë në një turne të tillë merr pjesë edhe Kosova, çka e shton “gjakun shqiptar” në “PyeongChang 2018”. Pak para parakalimit, të dyja palët kanë pozuar së bashku, duke bërë “shqiponjën” me duar, simbolin e njohur të shqiptarisë në botë.

Leave a Reply