Muarem Muarem debuton me Flamurtarin ndaj Skenderbeut

Futbollisti nga Shkupi, Muarem Muaremi do të debutojë me Flamurtarin në ndeshjen ndaj Skenderbeut. Muaremi është përfshirë në formacionin startues të Flamurtarit nga trajneri Shpëtim Duro.

Shkupjani te vlonjanët erdhi në merkaton dimërore nga Aktobe e Kazakistanit, ndërsa nuk u aktivizua deri me tani me Flamurtarin. Pëkrah Muaremit në formacionin startues janë vendosur edhe shkupjani tjeter Fisnik Zuka dhe tetovarët Muhamed Useini e Artim Pollozhani.

Ndeshja Skenderbeu-Flamurtari nis sot nga ora 18:00.

Leave a Reply