Zidan: Isko dua që të qëndrojë te Reali!

Në prag të ndeshjes me Real Sosiedadin, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, trajneri i Realit të Madridit u pyet veçanërisht për të ardhmen e Iskos, për të cilin gjatë ditëve të fundit është shkruar se do të largohet nga “Los Blancos”, pasi nuk është I kënaqur me hapësirat në formacion. Për këtë temë francezi u shpreh shkurt dhe qartë.

“Dua që Isco të qëndrojë këtu gjatë gjithë jetës së tij. Ai e ka treguar dashurinë për këtë klub, do ta bëjë gjithmonë. Zërat e tjerë i konsideroj të rreme”, ka thënë Zidan.

Leave a Reply