Arturo Vidal zbulon skuadrën për sezonin e ri

Një ndër futbollistët më të njohur kilian, Arturo Vidal të ardhmen e tij e sheh në Bundesligë me skuadrën e Bajernit të Munihut. Kiliani preferon vazhdimin e kontratës me klubin nga “Alianc Arena”, me të cilët është në rrugë të mirë që të mbroj titullin e kampionit edhe këtë edicion.

“Unë luaj në këtë ekip për një arsye dhe sigurisht jam një nga më të mirët në botë në pozicionin tim.  Nuk mendoj për një ndryshim ambienti, ndihem shumë mirë këtu. Natyrisht, do të doja ta vazhdoja kontratën. Ky është një opsion dhe fëmijët e mi janë shumë të lumtur këtu. Është e qartë që ndihem shumë mirë, veçanërisht fizikisht, dhe nuk kam probleme me lëndimet, gjë që më ndihmon”, deklaroi Vidal.

30-vjeçari Vidal me Bajernin e Munihut ka kontratë deri verën e vitit 2019-të, ndërsa edhe këtë edicion është një ndër futbollistët më standard te skuadra kampione e Gjermanisë. Ai gjatë sezonit aktual në të gjitha kompeticionet me Bajernin ka zhvilluar 28 ndeshje, 18 prej të cilave në Bundesligë, ku ka shënuar edhe 6 gola.

Leave a Reply