Gara për “Këpucën e Artë”, Kejn dhe Sallah lënë mbrapa Messin

Hari Kejn dhe Mohamed Sallah po zhvillojnë një super sezon me skuadrat e tyre, Totenhamin, gjegjësisht Liverpullin në Premierligë. Që të dy janë yjet kryesore në skuadrat e tyre, duke shënuar në shumicën e ndeshjeve. Ata thjesht po shkëlqejnë, aq sa mbrapa në garën për “Këpucën e Artë”, e kanë lënë edhe yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi.

Ky i fundit nuk shënoi asnjë gol këtë fundjavë, në të cilën Barcelona për herë të parë në këtë sezon të La Ligas e mbylli ndeshjen pa shënuar.

Në “Kamp Nou”, sfida me Getafen përfundoi pa gola, rezultat ky që e ngushton në 7 pikë diferencën mes “katalunasve” dhe Atletiko Madridit. Gjithsesi, skuadra e Ernesto Valveredes vështirë se mund të gabojë në vazhdimësi aq sa për të humbur vendin e parë.

Më shumë se ndalesa e radhës e Barcelonës përbën lajm fakti që Lionel Messi nuk arriti të shënonte, duke mbetur në kuotën e 20 golave në kampionat dhe humbur terren ndaj rivalëve të tij në kampionatet më të forta në Europë në garën për “Këpucën e Artë”.

Bacelona në Spanjë, Mançester Siti në Angli, Bajern Munihu në Gjermani dhe PSZH-ja në Francë, thuajse e kanë hipotekuar titullin. Vetëm në Itali ekziston një duel i ashpër mes Napolit dhe Juventusit, ndaj dhe vëmendja është përqendruar te rivaliteti në distancë mes goleadorëve.

Hari Kejn kryeson listën e golashënuesve në kampionatet më të forta në Europë me 23 finalizime (të fundit e shënoi në fitoren ndaj Arsenalit), ndërsa pas tij, me vetëm një gol më pak, renditet një tjetër futbollist nga Premierliga, ai i Liverpullit, Mohamed Sallah. Serhio Aguero i Mançester Sitit dhe Edisnon Kavani i PSZH-së janë në kuotën e 21 golave, për të ardhur pas tyre Lionel Messi, që mban vetëm vendin e pestë me 20 gola. Po aq gola të shënuar ka edhe bashkëlojtari i Strakoshës te Lacio, Çiro Immobile, për të vijuar më pas Nejmar dhe Levandovski me nga 19 gola të shënuar, Jonas i Benfikas (25 gola, por koeficienti i finalizimeve në Portugali është më i ulët) dhe Mauro Ikardi, i cili me fanellën e Interit ka shënuar 18 gola këtë edicion.

Renditja e golashënuesve në Ligat europiane:
1. Harry Kane (Tottenham): 23 gola
2. Mohamed Salah (Liverpool): 22 gola
3. Sergio Agüero (Manchester City): 21 gola
4. Edinson Cavani (PSG): 21 gola
5. Leo Messi (FC Barcelona): 20 gola
6. Ciro Immobile (Lazio): 20 gola
7. Neymar (PSG): 19 goles
8. Robert Leëandoëski (Bayern Múnich): 19 gola
9. Jonas (Benfica): 25 gola
10. Mauro Icardi (Inter Milán): 18 gola

Leave a Reply