Zeneli shënon, Odegaard me driblimin e tij rrjetet sociale “pushton” (VIDEO)

Arbër Zeneli ka rezultuar deçiziv për Herenvenin në ndeshjen e javës së 23-të në elitën e futbollit holandez, duke shënuar golin e barazimit dhe duke shpëtuar skuadrën e tij nga disfata përballë Roda, njofton “infOSport.mk”.

Reprezentuesi kosovar golin e tij të tretë këtë edicion e realizoi në minutën e 74-të, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë golin e epërsisë të mysafirëve me autorë Ngombo (35’).

Megjithatë përveç golit të Zenelit, ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte edhe  super driblimi i bashkëlojtarit të tij, Martin Odegaard, i cili me një elastike plus top mes këmbëve të Vansteenkiste, turpëroi këtë të fundit.

Leave a Reply