Stavrev tërhiqet, Eckoski kryesori i derbit të sotëm, Shkëndija-Vardari

Aleksandar Stavrev nuk do të udhëheq derbi ndeshjen e javës së parë të stinorit pranveror midis Shkëndijës dhe Vardarit, e paraparë për tu zhvilluar sot në Tetovë. Arbitri më i mirë për vitin 2017-të edhe pse ishte deleguar si arbitër kryesor i këtij takimi nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, i njëjti për arsye objektive nuk do të mund ta udhëheqë ekipin e gjashtë arbitrave për super derbin e tretë të këtij sezoni midis dy skuadrave më të mira në vend.

Kësisoj organizata e arbitrave pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë në vend të Stavrevit si arbitër kryesor caktoi Marjan Eckoskin nga Ohri.

I njëjti para fillimit të ndeshjes do të vendos nëse fusha e stadiumit të qytetit në Tetovë i përmbush kushtet për zhvillimin e ndeshjes, duke pasur parasysh se gjatë ditës së djeshme i njëjti ishte mbuluar me borë, pas të reshurave që kapluan qytetin e Tetovës.

Leave a Reply