Maqedonia U17 luajti vetëm baraz ndaj Bosnje e H.

Përfaqësuesja e Maqedonisë U17 në ndeshjen e parë kontrolluese, nga gjithsej dy që janë paraparë të zhvillohen me këtë kundërshtarë, ka barazuar pa gola.

Në ndeshjen e zhvilluar në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, të besuarit e trajnerit Goran Staniq ishin kundërshtarë më i mirë, mirëpo në asnjë rast nuk arritën që ti konkretizojnë rastet e krijuara para portës kundërshtare, njofton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë Maqedonia U17 po përgatitet për turneun kualifikukes të fazës Elite për kualifikim në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Poloni prej 19 deri më 28 mars. Kundërshtar të Maqedonisë do të jenë nikoqirët e Polonisë, Gjeorgjia dhe Republika e Irlandës.

Ndeshjen e dytë mes tyre moshatarët e Maqedonisë dhe Bosnje e Hercegovinës do ta zhvillojnë të enjten sërish në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” pranë FFM-së.

Leave a Reply