Caktohen arbitrat për xhiron 21 në Ligën e Parë të Maqedonisë

Derbin e kryeqytetit, Rabotniçki-Vardari që do të zhvillohet në kuadër të xhiros 21-të në elitën e futbollit vendor do ta referojë Aleksandar Stavrev. Federata e Futbollit të Maqedonisë ka përcaktuar Stavrevin për kryesor në ndeshjen që do zhvillohet nesër në “Filipi i Dytë” në Shkup, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov.

Në përballjet tjera, Shkëndija-Akademia Pandevi kryesor do të jetë Dejan Jakimovski, Skopje-Pobeda do të referojë Zoranço Temelkov, Dimitar Meçkarovski është përcaktuar të ndajë drejtësinë te përballja Pobeda-Shkupi, ndërsa Josip Barton do të gjykojë në takimin Sileksi-Pelisteri.

Leave a Reply