Ndryshime radikale në “Serie A” për sezonin 2018/19

Ndryshime radikale në kalendarin e sezonit të ardshëm 2018/2019 planifikon Federata e Futbollit italian – Lega Serie A. Një gjë e tillë u mësua pas mbledhjes së jashtëzakonshme të drejtorëve të klubeve, të cilët gjithashtu vendosën edhe për datën e zhvillimit të ndeshjeve të javës së 27-të, e cila u anulua për shkak vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen me datë 3-4 prill, ndërsa vetëm data e ndeshjës derbi midis Milanit dhe Interit do të caktohet plotësisht.

Presidenti i Komitetit Olimpik italian, Xhovani Malago tha se sezoni i ri 2018/19 do të fillojë me datë 19 gusht, ndërsa vetëm një javë më parë do të zhvillohet ndeshja finale e Super Kupës, për të cilën ndeshje ende nuk dihet stadiumi ku do të zhvillohet e njëjta.

Do të ketë dy pushime në kampionat gjatë shtatorit dhe prillit, ndërsa gjithashtu do të sillet edhe një program për ndeshjet e para vitit të ri, me 22, 26 dhe 30 dhjetor.

Ndryshime janë paraparë edhe në merkato, teksa merkatoja e verës do të mbyllet me 18 gusht, vetëm një ditë para startit të sezonit të ri. Ndërkohë merkatoja e janarit do të mbyllet me datë 19-të, ndërsa vetëm 24 orë më pas do të vazhdojë kampionati me ndeshjet e sezonit pranveror.

Leave a Reply