Basktboll, KB Shkupi humb edhe përballë Ohrit në Çair

Klubi i basketbollit Shkupi është mposhtur në Çair me rezultat 80:101 nga Ohri në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligën e basketbollit vendor. Skuadra e Ohrit zhvillloi një ndeshje të mirë në palestrën “Shaban Tërstena” me Shkupin që nuk arriti të triumfonë në asnjë periodë.

Ai që shkëlqeu te ekipi fitues ishte Zimiq me 22 pikë, ndërsa te “bardhekaltërit” amerikani Rid rezultoi të jetë më i miri me 19 pikë të koleksionuara. Kujtojmë se kjo ndeshje duhej të luhet të shtunën, mirëpo për shkak të problemit që solli gypi kryesor i ujit në palestrën e Çairit, ndeshja u shty për ditën e sotme. Ky ishte takimi i parafundit në xhiron e 17-të, përderisa nesër pritet të zhvillohet edhe përballja Gostivari-MZT Skopje.

Leave a Reply