Iniciativë për ndryshim në kreun e Federatës së Xhudos në Maqedoni

Tetë klube njëzëri kanë ngritur iniciativë për të bërë ndryshime në kreun e Federatës së Xhudos në Maqedoni. Të pakënaqur nga situata momentale në Federatën e Xhudos në vendin tonë që për momentin udhëhiqet nga Filip Ivanovi, tetë klube nga vendi me anë të një letre dërguar në adresë të federatës kanë shprehur mangësitë, pakënaqësitë dhe padrejtësitë që sipas tyre janë bërë gjatë mandatit të kreut në fjalë.

Ata kanë sulmuar presidentin Ivanov për përzgjedhje të parregullt të sekretatarit aktual të federatës si dhe për shumë parregullsi të bëra kundër Ligjit për Sport dhe statutit të komisioneve në FXHM. Ata kanë kërkuar që të organizohet një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe si pika të para në rend të ditës të jenë zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarit të ri. Iniciativa për ndryshime është e përbërë nga klubet si Ipon, Vardari, Kastrioti, Rabotniçki, Superxhodo, Çegrane, Proleteri dhe Seishini.

Leave a Reply