Liga Evropa, sonte Milani në “San Siro” pret Arsenalin

Eshtë një ndeshje vendimtare për të dyja skuadrat. Milani pret Arsenalin në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Europës, me qëllimin që të shkojë më tej në këtë garë. Ekipi i Gattuso dëshiron të vazhdojë ecurinë tejet pozitive në Seria A, me 13 ndeshje radhazi pa humbje. “Topçinjtë” e Londrës vijnë nga një periudhë komplekse, e vështirë. Ndarja mes trajnerit Ëenger dhe ekipit duket e pashërueshme. Sfida e “San Siro” bëhet e domosdoshme për t’u fituar. Pas shtyrjes së derbit, Milani absolutisht dëshiron të kthehet në fushë, vetëm për t’i dhënë vazhdimësi një periudhe të vërtetë pozitive. Klima në konferencën për shtyp dukej mjaft e relaksuar, edhe pse ndiehej një vendosmëri joindiferente. Jashtë skuadrës kuqezsi janë Antonelli, Abate dhe Musacchio. Trajneri Gattuso do të luajë me modulin 4-3-3. Në portë Donnarumma, me Bonucci dhe Romagnoli në qendër të mbrojtjes. Kalabria shkon në të djathtë, ndërsa Rodriguez në të majtë të prapavijës. Kessié dhe Bonaventura do të veprojnë në mesfushë, me Biglia në një pozicion më të ulët. E vetmja pikë referimi në sulm është Cutrone, me Suso dhe Calhanoglu në korsitë e jashtme.

Arsenali vjen në një moment kompleks, pas katër humbjeve të njëpasnjëshme. Një moment shumë delikat, ku ndarja mes trajnerit dhe ekipit është shumë e dukshme. Grindja e dyshuar me Bellerin ka sjellë dyshime të reja rreth këtij ekipi, teksa spanjolli do të qëndrojë në shtëpi për shkak të një dëmtimi disi të dyshimtë. Përveç kësaj, Lacazette dhe Monreal do të mungojnë, të cilëve u shtohet edhe Aubameyang. Sulmuesi gabones nuk është përfshirë në listën e UEFA-s për shkak të rregullores së blerjeve të janarit. Duke pasur parasysh një situatë emergjente, Ëenger mund të rikthehet te moduli 3-4-2-1. Për momentin, megjithatë, është më e mundur të imagjinohet 4-2-3-1, me Ospina në portë. Chambers, Mustafi, Koscielny dhe Kolasinac do të “shkruajnë” vijën e mbrojtjes. Në mesfushë, dyshja Ramsey-Xhaka mund të “ringjallet” me Ozilin prapa. Pikë e vetme referimi në sulmin e londinezëve do të jetë Ëelbeck. Iëobi dhe Mkhitaryan do pozicionohen në korsitë e jashtme.

Leave a Reply