Junajatedi ndëshkoi gabimet e Liverpullit dhe fitoi betejën për pozitën e dytë (VIDEO)

Mançester Junajtedi sot në “Olld Traford” mirëpriti Liverpullin në derbin №200 midis këtyre dy skuadrave, ku në fund fitores me rezultatin 2:1 iu gëzua skuadra vendase.

Markus Rashford hapi serinë e golave në minutën e 14-të, ndërsa vetëm 10 minuta më pas nga një pozitë identike shënoi edhe golin e dytë.

Liverpulli golin e vetëm në këtë përballje e gjeti në minutën e 66-të, edhe atë duke iu falënderuar auto golit të shënuar nga Erik Bejlli.

Me këtë fitore Junajtedi tashmë thellon në +5 pikë epërsinë ndaj Liverpullit, që mbetet në pozitën e tretë.

Leave a Reply