Stadiumi i zinte diellin shtëpisë,  Abramoviç i paguan dëmshpërblim familjes

Të kesh shtëpinë pranë stadiumit të bën milioner në Angli. Këtë e vërteton më së miri familja Krosthuejt, e cila ka pasur fatin të banojë pranë stadiumit “Stamford Bridge” në Londër. Familja në fjalë pritet të përfitojë rreth 1 milion paund nga klubi i Çelsit, për faktin e thjeshtë se rikonstuksioni i impiantit i pengon diellin në dritare.

Familja në fjalë kishte hedhur në gjyq klubin londienz që po mendon të ndërtojë një impiant të ri prej 60 mijë vendesh, projekt i cili sipas tyre “u mohonte të drejtën e dritës së diellit”.  Ata kishin kërkuar në fillim 20 milionë paund dëmshpërblim nga klubi londinez, por në fund ishte arritur akordi për një shifër që mendohet se kalon 1 milion paund, pas tre muajsh negociata në të cilat u përfshi direkt edhe Roman Abramoviç.

Stadiumi i ri pritet të kushtojë rreth 500 milionë paund dhe cilësohet si “impianti më modern në botë”. Pasi ka zgjidhur problemet ligjore me komshinjtë, tani pritet që klubi të caktojë edhe datën e fillimit të punimeve për këtë impiant të ri. (vipsport.al)

 

Leave a Reply