Adili: Ta risim diferencën prej 16-të pikëve edhe më shumë

Liderja e tabelës Shkëndija e Tetovës nesër në shtëpi do të pret Sileksin në kuadër të xhiros së 24-t në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kuqezinjtë me optimizëm presin përballjen e nesërme në të cilën pretendohet të vazhdohet seria pozitive e skuadrës që fiton katër nga pesë takimet kampionale në gjysmësezonin pranveror.

“Ndeshjen me Sileksin e presim me koncentrim maksimal, pasi duam të fitojmë dhe të shkojmë në pauzën dy javore me epërsi prej 16-të pikëve, pse jo edhe ta risim nëse kundërshtarët gabojnë. Është fakt që ndjejmë pak lodhje pas orarit të ngjeshur, por ja pauza vjen në moment të duhur dhe besoj të shfrytëzojmë maksimalisht. Por fillimisht mendojmë për të fituar Sileksin, rival serioz dhe ekip që dëshmon cilësi me qëndrimin në vendin e tretë”, shprehet mbrojtësi Mevlan Adili.

Takimi Shkëndija-Sileksi luhet nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 14:00.

Leave a Reply