Shkëndija pa 4 futbollistë të rëndësishëm ndaj Sileksit

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani do të ketë katër mungesa të rëndësishme në përballjen e së shtunës ndaj Sileksit. Përveç kapitenit Ferhan Hasani të lenduar dhe Arbin Zejnullait që ende nuk është rikuperuar plotësisht, jashta kombinimit mbeten edhe Ardian Cuculi dhe Armend Alimi.

Cuculi dhe Alimi do të vuajnë pezullimin prej një ndeshje shkaku i grumbullimit të pesë kartonave të verdhë. Kështu që në mungesë të dy futbollistëve në fjalë, Osmani si duket do t’iu jep rast futbollistëve të rinjë.

Leave a Reply