Duelet me Sileksit, historia në anën e Shkëndijës!

Skuadra nga qyteti i Kratovës, Sileksi është kampione e trefishtë e Maqedonisë, mirëpo në përballjet me Shkëndijën e Tetovës ka një bilans negativë. Në 37-të përballje të zhvilluara ndërmjet veti, Shkëndija numëron 24 fitore, përkrah gjashtë barazimeve dhe shtatë disfatave.

Imponon seria e kuqezinjëve që fiton 12-të ndeshje të njëpasnjëshme si vendas me Sileksin, ndaj të cilëve dështimin e fundit në Tetovë e ka në prill të vitit 2008. Prej atëherë kuqezinjtë në 23 ndeshjet e fundit kanë pësuar vetëm një disfatë në dhjetor të vitit 2015 kur u mundën 3:1, ndërsa krahas asaj humbje kanë ecuri shumë pozitive me 20 fitore dhe 2 barazime.

Në dy përballjet paraprake të këtij sezoni Shkëndija fitonte 5:0 në Tetovë dhe 0:2 në Kratovë, duke mbajtur efekt të 100% fitoresh pa gol të pranuar. Duke parë këto statistika, “kuqezinjët” tani kërkojnë tjetër sukses, ndërsa kërkojnë mbështetje të madhe edhe nga publiku për t’ia arritur qëllimit.

Leave a Reply