Mustafi: Eliminuam ekipin më të fortë!

Arsenali eliminoi Milanin dhe u kualifikua për në çerekfinale të Liga Evropës. Ky kualifikim e ka lënë të kënaqur edhe mbrojtësin nga Gostivari, Shkodran Mustafin, i cili pas ndeshjes ka shkruar në rrjetin social instangram.

“Ne jemi në çerekfinale të Ligës së Evropës. Kemi eliminuar një ekip të fortë me rezultat 5-1”, shkroi qendërmbrojtësi që ishte ndër më të mirët në këtë sfidë.

Arsenali do ta mësojë kundërshtarin e radhës në çerekfinale këtë mesditë kur do të hedhet shorti me fillim nga ora 13:00 në Nion të Zvicrës.

Leave a Reply