Panuçi: Agolli i ‘vjetër’, kapiten bëhet ai që ka ndeshje më shumë me Shqipërinë!

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi bëri publike javën që lamë listën me lojtarët që do të grumbullojë për miqësoren ndaj Norvegjisë, që do të zhvillohet më 26 mars në “Elbasan Arena”, ku binte në sy mungesa e kapitenit Ansi Agolli.

Në konferencën për shtyp të së hënës, Panuçi ka sqaruar se ky “përjashtim” ka ardhur për shkak të moshës së madhe të mbrojtësin kuqezi që luan me Qarabagun e Azerbajxhanit. Por mosgrumbullimi i Agollit ka ngritur edhe pyetjen se kush do mbajë shiritin e kapitenit për ndeshjet e radhës.

E në lidhje me emrin e ri që do të jetë edhe kapiteni i kombëtares, Panucci ka theksuar se nuk ka preferenca dhe shiriti do t’i takojë atij lojtari që do të jetë pjesë e formacionit, e që ka edhe më shumë ndeshje me kombëtaren.

Leave a Reply