Italianët zgjedhin numrat, 13-shi i Astorit mbetet i paprekshëm

Kombëtarja italiane fanellën e Davide Astorit me numrin 13-të e ka lënë të lirë për dy ndeshjet miqësore që Italia do ti zhvillojë gjatë këtyre ditëve kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Kapiteni i Fiorentinës vdiq papritmas në fillim të muajit mars, ndërsa vdekja e tij ishte një goditje e madhe për gjithë futbollin italian. Astori me fanellën e kombëtares italiane ka zhvilluar 14 ndeshje.

Ja dhe numrat e zgjedhur nga lojtarët e Italisë për dy miqësoret me Argjentinën dhe Anglinë:
PORTIERË: 1 Bufon, 26 Donaruma, 27 Perin
MBROJTËS: 2 De Shilio, 3 Ferrari, 4 Darmian, 5 Ogbona, 11 Spinacola, 15 Rugani, 19 Bonuçi, 21 Zapakosta, 24 Florenci
MESFUSHORË: 7 Bonaventura, 8 Verrati,  14 Zhorzhinjo, 16 Pelegrini, 18 Parolo, 20 Galiardini, 23 Kristante.
SULMUES: 6 Kandreva, 9 Beloti, 10 Insinje, 12 Verdi, 17 Imobile, 22 Kutrone, 25 Kieza.

Leave a Reply