Serie A-Java 32, derbi romak mbyllet pa gola, rekord ndeshjesh me këtë rezultat (VIDEO)

Java e 32-të në Serie A ka dhuruar plotë 5 ndeshje pa gola të shënuar, përfshirë këtu 3 ndeshje nga dita e sotme dhe dy të tjera nga dita e shtunë, njofton “infOSport.mk”.

Gjatë ditës së djeshme ishte ndeshja derbi midis Atalantës dhe Interit që mbaroi me rrjeta të paprekura, njëjtë sikurse edhe ajo midis Kievos dhe Torinos, teksa gjatë ditës së sotme, fillimisht SPAL dhe Fiorentina nuk shënuan për gjatë 90 minutave, për të vijuar më pas edhe Milani dhe Napoli në derbi ndeshjen e kësaj jave, për ta përmbyllur këtë kuriozitet edhe derbi romak, Lacio – Roma, që u mbyll me rezultatin e fillimit.

Kësisoj Roma dhe Lacio, bashkë edhe me Interin vazhdojnë luftën për dy vende në Ligën e Kampionëve Europian, teksa Juve me fitoren e sotme 3:0 ndaj Sampdorias, veçse po fillon shkëputjen nga Napoli, ndaj së cilës skuadër në 6 javë para mbylljes së kampionatit ka 6 pikë epërsi.

Vlen të ceket se kjo javë në “Serie A” do të mbahet mend si java e parë që gjysma e ndeshjeve mbyllet me rezultatin 0:0, që kur se për një fitore skuadrat fitojnë 3 pikë.

Serie A, Java XXXII

Atalanta 0 : 0 Inter
Chievo  0 : 0 Torino
Genoa 1 : 0 Crotone
Cagliari 2 : 1 Udinese
Fiorentina 0 : 0 SPAL
AC Milan 0 : 0 Napoli
Bologna 2 : 0 Verona
Sassuolo 2 : 2 Benevento
Juventus 3 : 0 Sampdoria
Lacio 0 : 0 Roma

Leave a Reply