Super Sallah dhe Liverpulli kalon në epërsi (VIDEO)

Është hapur sfida në “Enfilld Roud”, me Liverpullin që avanson me golin e shënuar nga Mohamed Sallah në minutën e 36-të, njofton “infOSport.mk”.

Deri më tani ishte Messi, ai për të cilin thonim se është nga një planet tjetër, mirëpo edhe përfundimisht një gjë të tillë mund të themi për super Mohamed Sallah, i cili me të majtën e tij shënoi një super gol në këndin lartë, aty ku Beker, nuk kishte as mundësinë e vogël për të intervenuar, edhe pse paraprakisht në tre raste shpëtoi portën e tij me disa intervenime të shkëlqyeshme.

Ishte ky goli i 9-të për Mohamed Sallah këtë edicion në Ligën e Kampionëve dhe gjithsej i 42-të në të gjitha kompeticionet me Liverpullin, duke dëshmuar se për momentin është futbollisti më në formë në futbollin europian.

Mohamed Salah goal vs Roma (1-0) by footbie.com

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply