Super Sallah dhe super Liverpull demolojnë Romën gjatë pjesës së parë (VIDEO)

Super Mohamed Sallah ka bërë që Roma të vuaj shumë gjatë 45 minutave të para në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian, në të cilën egjiptiani shkëlqeu, duke shënuar dy gola në rrjetën e Alison, njofton “infOSport.mk”. Pikërisht golat e egjiptianit bënë që Liverpulli pjesën e parë ta mbyll me epërsinë 2:0, që hap rrugën e skuadrës angleze drejt finales së madhe.

Golin e parë Mohamed Sallah e realizoi në minutën e 36-të, dhe ishte një kryevepër në vete, që do konkurrojë me siguri edhe për golin më të bukur në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të këtij edicioni, ndërsa golin e dytë një ndër futbollistët më në formë në futbollin europian, Mohamed Sallah, e realizoi në minutën e 44-të. Vlen të theksohet se gjatë shënimit të të dy golave, Sallah nuk festoi në shenjë respekti ndaj ish skuadrës së tij, Romës, që me siguri se sonte i ka rënë pishman që kishte vendosur t’ia shesë këtë super futbollistë verën e kaluar Liverpullit.

Leave a Reply