Akademia Pandev mirëpret kampionët e ri të Maqedonisë, Shkëndijën

Akademia Pandev do të jetë ekipi i parë që do presë kampionët e ri të vendit, Shkëndijën, në ndeshjen e vlefshme të javës së 30-të që sot do të zhvillohet në Strumicë, njofton “infOSport.mk”.

“Kuqezinjtë” nga Tetova  tanimë edhe matematikisht kanë siguruar vendin e parë dhe ndeshen me një rival që qëndron pas tyre me plotë 40 pikë.

A. Pandev për momentin mban vendin e gjashtë, ndërsa duke kërkuar të shmang rrezikun për mbijetesë në qetësi sikur ushqen pretendime për dalje në Europë.

Në përballjen e katërt dhe të fundit mes veti në këtë sezon, Shkëndija nuk ndryshon përcaktimin për fitore edhe pse tanimë në gjithë shtatë ndeshjet e fundit pikët do të kenë vetëm vlerën statisikore.

Skuadra e trajnerit Qatip Osmani mund të thyejë disa rekorde në këtë sezon historik në të cilin kanë pësuar vetëm dy humbje, njëra prej të cilave pikërisht nga Akademia Pandevi. Shkëndija fitonte ekipin nga Strumica dy herë në Tetovë (2:1 dhe 1:0), ndërsa u mundën 3:2 në transfertën në stadiumin “Mladost”, aty ku skuadra tetovare e 23 maj do të ketë mundësinë që të kurorrëzohet edhe me trofeun e dytë të këtij ediconi, Kupën e Maqedonisë, kuptohet gjithnjë nëse në finalen e madhe mund Pelisterin.

Rikujtojmë gjithashtu se fitorja e Akademia Pandev 3:2 me 25 tetor të vitit të kaluar ishte fitorja e fundit e skuadrës nga Strumica në teren vendas. Që nga atëherë kjo skuadër në 9 ndeshje të zhvilluara ka regjistruar 5 barazime dhe 4 disfata, përfshirë këtu edhe disfatën e fundit nga FC Shkupi (1:2).

Ndeshja Akademia Pandev – Shkëndija starton në ora 16:00 dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri shkupjan, Igor Stojçevski.

Leave a Reply