Policia angleze arrestoi dy tifoz të Romës, therrën me thikë një tifoz të Liverpullit (VIDEO)

Dy tifoz të Romës janë arrestuar nga policia angleze, me akuzën e tentativës për vrasje të një tifozi të Liverpullit. Incidenti kishte ndodhur në afërsi të kafe barit “Albert” vetëm 10 minuta para fillimit të ndeshjes gjysmëfinale midis të dyja skuadrave.

Që të dy tifozët e arrestuar të Romës janë të moshës 25 dhe 26 vjeç, ndërsa tifozi i therrur i Liverullit nga Irlanda, i cili ndodhet në gjendje kritike me lëndime të rënda edhe në kokë, ishte i moshës 53-vjeçare.

Policia që të dy sulmuesit i kishte identifikuar përmes video inçizimeve, që më pas të njëjtit ti arrestojë brenda stadiumit “Enfilld Roud”.

Pas këtij rasti të rëndë nga tabori i Liverpullit dolën me deklaratë, duke pohuar se janë të shqetësuar nga skena të këtilla dhe se në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të tifozit të lënduar rëndë dhe se janë të gatshëm për të ndihmuar ata në çfarë do mënyre.

Leave a Reply