Osmani: Filluam të gëzohemi shumë shpejtë dhe kjo na kushtoi me 2 pikë (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës nuk shkoi më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen e zhvilluar sot në Strumicë përballë Akademia Pandevit. “Kuqezinjët” tetovar e mbyllën në epërsi prej 2:0 pjesën e parë, ndërsa në fillim të 45-të minutave të dyta vendasit arritën që të barazojnë rezultatin, i cili mbeti i pandryshuar deri në fund.

“Mendojë se nuk e filluam ndeshjen ashtu siç duhet. Megjithatë prap i shënuam 2 gola, ku mundeshim të japim edhe golin e tretë. Fillimi i pjesës së dytë, mendojë se na kushtoi dy pika që i humbëm. Shumë shpejtë filluam të gëzohemi, sepse edhe rezultati na i lejonte atë, por futbolli është ky, duhet të jemi të gatshëm edhe në këto momente. Shkëndija sigurisht se nuk do të dorëzohet deri në fund, për çdo ndeshje do të shkojë për fitore”, ka thënë trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

Leave a Reply